Lajme

Arrestohet Renato Feri, patronazhisti që publikoi votën për PS dhe ministrin Hoxha

Renato Feri, një emër i njohur në rrjetet sociale dhe për lidhjet e tij me strukturat shtetërore, është arrestuar nga Policia e Tiranës pas publikimit të një fotografie në Instagram ku tregonte votën e tij për Partinë Socialiste dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha. Veprimi i tij përbën shkelje të fshehtësisë së votimit, një vepër penale e sanksionuar nga ligji për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.

Renato Feri është djali i Arian Ferit, shef i sektorit të burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ka qenë më parë pjesë e forcave të rendit, duke shërbyer si polic i qarkullimit rrugor, por nuk është hera e parë që përfshihet në ngjarje kontroverse. Në vitin 2022, Feri u kap në flagrancë duke transportuar lëndë narkotike dhe u raportua për sjellje agresive ndaj kolegëve të tij gjatë arrestimit.

Policia e Shtetit pritet të dalë me një deklaratë zyrtare për të sqaruar masat ligjore që do të ndërmerren ndaj tij dhe ndikimin e kësaj ngjarjeje në procesin zgjedhor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button