Lajme

Arrestohet një i moshuar në Shkodër, dyshohet se dogji sipërfaqe me shkurre pranë varrezave

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një të moshuar, i identifikuar me inicialet L.Rr., nën dyshimet se ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush.

Sipas njoftimit zyrtar, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, por fatmirësisht nuk kanë prekur varret, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve.

Burime nga policia bëjnë me dije se i moshuari dyshohet të ketë ndezur zjarre edhe në ditët e kaluara në të njëjtën zonë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, e cila do të hetojë më tej rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim tek banorët lokalë, ndërsa autoritetet apelojnë për shmangien e veprimeve të pakujdesshme që mund të rrezikojnë jetën, pronën dhe mjedisin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button