Kosova

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së u publikua nga mediat e Vuçiqit – sot asnjë zë nga Serbia

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lulzim Halili, është arrestuar të martën në Serbi. Pamje nga momenti i arrestimit janë publikuar në disa media serbe të afërta me regjimin e Aleksandar Vuçiqit, por autoritetet serbe nuk kanë dalë ende me ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Sipas gazetës serbe “Danas”, arrestimi dyshohet të jetë kryer nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), në bashkëpunim me Shërbimin e Hetimit për Krime Lufte të Ministrisë së Brendshme dhe Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte.

Mediumi “Novosti”, i njohur për afërsinë me pushtetin serb, ka raportuar se ndaj Halilit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Sipas të njëjtave burime jozyrtare, ai pritet të paraqitet para prokurorisë kompetente me një kallëzim penal.

Arrestimi i Halilit ka ngjallur shqetësime, ndërkohë që reagimet zyrtare nga institucionet serbe, si dhe nga autoritetet ndërkombëtare apo ato në Kosovë, ende mungojnë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button