Kosova
Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për krime lufte në masakrën e Burimit

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan mëngjesin e sotëm arrestimin e R.M., i dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës kundër popullsisë civile” gjatë konfliktit në Kosovë.
Sipas njoftimit të përbashkët, R.M. dyshohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim të Komunës së Malishevës.
Gjatë hetimeve, Prokuroria ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi nga dëshmitarë okularë dhe të mbijetuar.
Në afat ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin Special.