Arrestohet në Elbasan një 47-vjeçare në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Një 47-vjeçare është arrestuar në qytetin e Elbasanit, pas një operacioni të koordinuar nga policia shqiptare dhe Interpol-in. Majlinda Avduli, alias Dajana Tafani, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ajo ishte dënuar në vitin 2016 nga Gjykata e Apelit të Kaliarit në Itali me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit kriminal. Për arrestimin e saj, autoritetet shqiptare bashkëpunuan ngushtë me homologët në Romë, ndërkohë që tani po punohet për ekstradimin e saj në Itali.
Ky arrestim vjen si rezultat i operacionit “Operacionalja 44”, i cili ka për qëllim luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare.