Kosova

Arrestohet Boris Volfman, i dyshuar për rrjet ndërkombëtar të organeve njerëzore

Autoritetet ruse kanë arrestuar 40-vjeçarin Boris Volfman, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të organeve njerëzore, që përfshinte edhe një klinikë që kishte funksionuar më parë në Kosovë.

Sipas raportimeve të Metro.co.uk, Volfman ishte në listën e të kërkuarve të Interpolit nga Rusia dhe tani rrezikon deri në 15 vjet burg. Ai u deportua nga Turqia, ku ishte ndaluar nën dyshimet se kishte kërkuar të merrte organe nga refugjatët e varfër sirianë për t’ua shitur klientëve të pasur.

Hetimet ndërkombëtare zbulojnë se rrjeti i drejtuar nga Volfman shtrihej përtej Atlantikut, nga Kosta Rika deri në Kosovë, ku dyshohet se është përdorur një klinikë private për transplantime të paligjshme.

Burime të tjera kujtojnë se Volfman ishte arrestuar më herët edhe në Tiranë dhe në Izrael, si pjesë e hetimeve për trafikim organesh dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare të transplantimit.

Rasti pritet të hetohet në bashkëpunim me autoritetet e vendeve ku ai ka vepruar, përfshirë edhe institucionet në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button