Lajme

Arrestohet 28-vjeçari i përfshirë në dhunën ndaj punonjëses së OSHEE-së në Tiranë

Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili është përfshirë në ngjarjen e dhunës ndaj punonjëses së OSHEE-së, Rubena Hasa, 38 vjeçe, që ndodhi ditën e djeshme në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, 28-vjeçari, i identifikuar si L.M., ndihmoi 30-vjeçarin J.S. (i arrestuar më herët) dhe autorin e ngjarjes, Spartak Cara, i cili është ende në kërkim.

Ngjarja ndodhi kur Hasa shkoi për të kontrolluar sahatin e energjisë në një lokal të zonës, ku u sulmua fizikisht nga Cara. Ajo ka tentuar të shpjegojë arsyen e vizitës, por është goditur rëndë nga autori. Pas dhunës, Hasa u dërgua në Spitalin e Traumës, ku po mbahet nën kujdes mjekësor, ndërsa gjendja e saj është stabile.

Policia ka vazhduar kontrollet intensive për kapjen e Spartak Carës dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ajo thekson se hetimet janë në vazhdim dhe do të shqyrtohen të gjitha aspektet ligjore të incidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button