Lajme

Arrestohet 24-vjeçari nga Durrësi për thirrje publike për dhunë në TikTok

Policia e Shtetit ka arrestuar një 24-vjeçar nga Sukthi, Devis Faruku, pas publikimit të disa videove në rrjetin social TikTok, ku ai bënte thirrje të drejtpërdrejta për akte dhune, përfshirë edhe nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit.

Sipas autoriteteve, pas monitorimeve të kryera nga strukturat e specializuara, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike nisi menjëherë hetimet dhe në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm dhe Policinë Vendore të Durrësit, ndaloi të riun.

Në një prej videove, Faruku u bënte thirrje qytetarëve të shikonin një akt të djegies së makinës së policisë, duke promovuar dhunën dhe duke nxitur reagime të rrezikshme në publik.

Ai akuzohet për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Drejtoria e Policisë u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të ngjashëm, duke theksuar se veprime të tilla që nxisin dhunë nuk do të tolerohen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button