Kosova

Arrestohen tre persona në Kamenicë, policia sekuestron armë, granatë dhe para

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar në komunën e Kamenicës gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit të policisë, bastisjet janë kryer në disa lokacione të ndryshme, pas një hetimi të gjatë dhe sigurimit të informatave nga terreni, në koordinim me Prokurorinë Themelore.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, policia ka sekuestruar:

para në vlerë prej 8,700 euro,

një granatë dore,

një revole TT me një karikator dhe shtatë fishekë,

mbi 340 fishekë të kalibrave të ndryshëm,

një sprej piper,

një gëzhojë,

si dhe një cigare të mbushur me substancë të dyshuar narkotike (marijuanë).

Tre të dyshuarit, A.K. (1988), A.K. (1986) dhe B.Th. (2000), janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ata po hetohen për veprat penale “Detyrimi”, “Posedim i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button