Rajoni

Arrestohen dy shqiptarë në Horgosh me dyshimin për krime lufte

Autoritetet serbe kanë njoftuar arrestimin e dy shtetasve shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit, me dyshimin për kryerjen e krimeve lufte gjatë konfliktit në Kosovë në vitin 1999.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, bëri të ditur se të arrestuarit janë X. E. (1976) dhe B. E. (1973), të cilët u ndaluan menjëherë pas hyrjes në territorin serb.

Ky është njoftimi i parë publik nga Ministria e Brendshme e Serbisë lidhur me rastet e arrestimeve të ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi, të cilat kanë qenë të shpeshta gjatë viteve të fundit.

Autoritetet serbe nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me hetimet apo procedurat që do të ndiqen ndaj të arrestuarve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button