Kosova
Zbulohet sasi e madhe e barnave të ndaluara në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Serbisë dhe një shtetas të Kosovës në lidhje me një rast të dyshuar për posedim të narkotikëve në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë një kontrolli në një kamion, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar 5,800 shirita me nga 15 tableta të llojit Apaurin Diazepam 10 miligram.
Hetimet kanë çuar më pas edhe në identifikimin dhe arrestimin e një personi tjetër, një shtetas kosovar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.
Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.