Lajme
Arrestohen dy hajdutë në Tiranë, identifikohen nga kamerat e sigurisë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një sërë vjedhjesh të kryera në kryeqytet. Në pranga kanë rënë P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pas identifikimit të tyre nga kamerat e sigurisë të një kompleksi në rrugën “Fejzi Himzo”.
Gjatë operacionit policor u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se dy të ndaluarit janë autorë edhe të dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në muajt mars dhe prill, në subjekte të ndryshme. Mes sendeve të vjedhura janë raportuar para, pajisje elektro-shtëpiake, vegla pune dhe pije alkoolike.
Policia ka bërë të ditur se hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse të njëjtët persona janë përfshirë në vjedhje të tjera në qytet.