
Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar këtë të enjte kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, Partia Socialdemokrate e cila e ka konsideruar këtë arrestim ‘totalisht jashtë çdo racionaliteti’. Sipas PSD Molliqaj nuk ka marrë ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjendet lehSipas PSD kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se ‘presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike’.
‘Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për ‘shqyrtim rastesh’ lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me anëtarët e VV-së, duket që mësymja është kryesisht ndaj PSD-së.
Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt’,-thuhet në postimin e PSD-së në Facebook.