Lajme

Arrestim në Kavajë për zjarrvënie të pakujdesshme

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili dyshohet se është përgjegjës për shkaktimin e një zjarri që përfshiu një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemë frutore në fshatin Kryeluzaj.

Shtetasi G. B., banues në Kavajë, u arrestua pasi gjatë djegies së mbeturinave në pronën e tij, nuk ka arritur të kontrollojë flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryeluzaj dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe me pemë frutore.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, raportoi Euronews Albania.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button