Kosova

Arqipeshkvi Vincenzo Paglia viziton Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se sot ka pritur në një vizitë Arqipeshkvin Vincenzo Paglia, Këshilltar papnor dhe President të Akademisë Papnore për Jetën, një figurë me ndikim të madh në Vatikan.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është zhvilluar një dialog i hapur dhe miqësor mbi rëndësinë e së vërtetës historike, kujtesës kolektive dhe respektit për sakrificën e atyre që kanë luftuar për liri.

Në diskutim është theksuar domosdoshmëria që çdo proces drejtësie të mbështetet në parimet e barazisë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor.

Arqipeshkvi Paglia ka shprehur mirëkuptim dhe vlerësim për përpjekjet e komunitetit të veteranëve në ruajtjen e së vërtetës dhe në promovimin e paqes përmes kujtesës dhe dialogut.

OVL-UÇK ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe përkushtimin e Arqipeshkvit Paglia, duke e konsideruar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar për drejtësi, të vërtetë dhe dinjitet njerëzor.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button