Kosova
Armend Zemaj i LDK-së kërkon nga kryesuesi i seancës konstituive zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë seancës konstituive, i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Kryesues, zbatoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” tha Zemaj.
Menjëherë pas kësaj, Dehari reagoi duke kërkuar që t’i ndërpritet fjala deputetit Zemaj.
Seanca vazhdon në atmosferë tensioni pas kësaj përplasjeje.
Në fokus është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështje kyçe për formimin e institucioneve në Kosovë.