Kosova
Arianit Koci thërret për protestë të dielën: “Të qetë dhe masovike!”

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike për organizimin e një proteste të dielën, duke theksuar nevojën për një reagim qytetar kundër gjendjes aktuale në vend.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koci i ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës që ai e përshkruan si “të qetë dhe masovike”.
“A jeni për protestë të dielën? Të qetë dhe masovike! Apo, po pajtoheni me këtë gjendje!”, shkruan ai.
Ai ka njoftuar se kjo është hera e 50-të që ai proteston dhe paralajmëron se do të vazhdojë edhe nëse nuk i bashkohet askush.
“Me apo pa juve, e vazhdoj protestën, vet, në mënyrën time!” – ka theksuar Koci.
Ende nuk janë dhënë detaje për vendin dhe orën e mbajtjes së protestës.