Sport

Ardon Jashari mungon ndaj Lecces, dyshohet për ndeshjen Zvicër-Kosovë

Mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Milanit këtë fundjavë ndaj Lecces. Lajmin e bëri të ditur trajneri Massimiliano Allegri, i cili tha se Jashari ka pësuar një goditje gjatë stërvitjes, që do ta mbajë jashtë fushës në xhiron e dytë të Serie A.

Ky zhvillim ngre dyshime edhe për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen Zvicër–Kosovë më 5 shtator në Basel. Stafi mjekësor i Milanit pritet të japë detaje për natyrën e lëndimit dhe kohëzgjatjen e mungesës.

Jashari u ble së fundmi nga Club Brugge dhe së bashku me Granit Xhakën janë pjesë e listës së të ftuarve nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjet e shtatorit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button