Sport

Ardon Jashari bëhet mesfushori i tretë më i shtrenjtë në historinë e Milanit

Transferimi i Ardon Jasharit te Milan ka hyrë në histori jo vetëm si më i shtrenjti i një futbollisti belg ndonjëherë, por edhe si një nga më të mëdhenjtë në historinë e klubit legjendar italian.

Sipas “Gazeta Express”, Milani ka paguar 34 milionë euro për kartonin e reprezentuesit të Zvicrës, me dy milionë euro shtesë si bonuse për kualifikim në Ligën e Kampionëve dhe tri milionë të tjera në bonuse të vështira, duke e çuar vlerën e mundshme të transferimit në 39 milionë euro.

Kjo e vendos Jasharin në vendin e tretë në listën e mesfushorëve më të shtrenjtë që i janë bashkuar ndonjëherë Milanit, duke lënë pas emra të mëdhenj si Franck Kessie, Clarence Seedorf dhe Hakan Calhanoglu.

Top 10 mesfushorët më të shtrenjtë në historinë e Milanit:

  1. Rui Costa – nga Fiorentina në 2001 për 41.32 milionë euro
  2. Lucas Paqueta – nga Flamengo në 2019 për 38.4 milionë euro
  3. Ardon Jashari – nga Club Brugge në 2025 për 36 milionë euro
  4. Franck Kessie – nga Atalanta në 2019 për 32 milionë euro
  5. Tijjani Reijnders – nga AZ Alkmaar në 2023 për 24.8 milionë euro
  6. Samuele Ricci – nga Torino në 2025 për 23 milionë euro
  7. Clarence Seedorf – nga Inter në 2002 për 22.5 milionë euro
  8. Hakan Calhanoglu – nga Leverkusen në 2017 për 22.3 milionë euro
  9. Yunus Musah – nga Valencia në 2023 për 21.2 milionë euro
  10. Andrea Bertolacci – nga Roma në 2015 për 21 milionë euro

Transferimi i Jasharit konfirmon ambiciet e Milanit për të ndërtuar një skuadër të fortë për të ardhmen, ndërsa për futbollistin shqiptar ky është një hap gjigant në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e një prej klubeve më të lavdishme në historinë e futbollit evropian.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button