Lajme

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën për lirimin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu

Apeli i Posaçëm Antikorrupsion ka refuzuar kërkesën për lirimin nga burgu të ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila vijon të mbahet në paraburgim nën akuzat për lidhje me krimin e organizuar dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Fetahu është e përfshirë në dy hetime të ndara të nisura nga SPAK, njëra që lidhet me organizatën kriminale “Çopja” dhe tjetra me grupin e njohur të Suel Çelës. Pavarësisht pretendimeve për probleme shëndetësore, gjykata ka rrëzuar kërkesën e saj për lirim, duke vendosur që ajo të qëndrojë në arrest për të dyja dosjet.

Hetimet ndaj saj vijojnë, ndërsa dyshohet për përfshirje aktive në aktivitete të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si gjyqtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button