KryesoreLajme

Anila Denaj: PS synon të paktën 20 mandate në Tiranë, surpriza vjen nga vota e diasporës

Kandidatja në listën e hapur të PS në Tiranë Anila Denaj, ka deklaraur se socialistët synojnë që të marrin të paktën 20 mandate në Tiranë. Denaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS për të gjithë projektet e bëra deri më tani.
Për kandidaten në listën e hapur të PS në Tiranë Anila Denaj, socialistët synojnë që të marrin të paktën 20 mandate në Tiranë.

E ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Denaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PS për të gjithë projektet e bëra deri më tani.

‘Ne po vijojmë fushatën dhe po punojmë shumë që të marrim më shumë mandate në Tiranë dhe në të gjithë vendin, kryeministri edhe vet është në terren. Unë jam në Tiranë, jam në listë të hapur dhe besoj të paktën 20 mandate në Tiranë dhe në të gjithë vendin midis 77 deri në 80 është rezultat i pritshëm’, tha ajo.
Teksa u ndal tek vota e diasporës, Denaj sqaroi edhe problemin me marrjen e zarfeve me fletën e votimit në Greqi nga emigrantët shqiptarë.

‘Unë kam punuar në fundjavë gjatë janar -shkurt me diasporën në Greqi dhe ka pasur një mbështetje. Me Greqinë kemi një problem teknik dhe i kërkojë që këto ditë të mbetura të gjithë emigrantët të shkojnë drejt pikave që të marrin zarfin dhe të votojnë dhe ta kthejnë. Unë besoj se surpriza e votës së diasporës do të duket shumë shpejt.
Ajo që ka ndodhur më votën e diasporës s’është se kompania përgjegjëse nuk po e bënë punën sipas kushteve të kontratës për ta dërguar në shtëpi dhe po shkojnë në zyra postare. E di që janë të ngarkuar me punë po kjo është edhe një mënyrë më e mirë besoj sepse mund ta plotësosh atje dhe e rikthen direkt pa e dërguar në shtëpi’, tha ajo.

Denaj u ndal edhe tek arritjet e PS në këto vite qeverisje si edhe tek disa projekte për të cilat ka nisur puna për realizmin e tyre.

‘Në këto 12 vite janë bërë punë kolosale. Infrasktruktura është më mirë në 12 vite se ishte më para. Nuk mund të bëjmë krahasim mes 2013 dhe 2023. Kemi ende punë në proces. Kemi punë të konsoliduara me kontrata për dy porte, për aeroportin Vlorës që do të nis shumë shpejt fluturimet, tuneli që do e çojnë një dibran shumë më shpejt në shtëpi nga Tirana, pasaporta europiane.

Jemi dy vite larg konsolidimit të një procesi që janë 1 mijë ekspert që punojnë që në 2027 do të mbyllet me një konsolidim të negociatave dhe do të nis faza e marrjes së fondeve. Në momentin që je pjesë e një familje të madhe ti ke mundësi që të aksesosh fondet e tyre. Edhe në bujqësi ne kemi një pjesë të rëndësishme të fondit për të transformuar bujqësinë shqiptare, 50 milionë euro është oferta që ne mund të aksesojmë pasi të mbyllim negociatat’, tha ajo.

Një koment e pati edhe për premtimet e PD në këtë fushatë elektorale. Denaj tha se premtojnë shumë pasi nuk kanë asgjë në dorë.

‘Është e lehtë të flasësh kur nuk ke asgjë në dorë. Llogaritë që ne kemi bërë për mandatin e 4 janë të kalkuluara mirë dhe ata të opozitës duhet të ulen dhe të kalkulojnë më mirë se ku do t’i gjejnë 200 mln euro për bujqësinë, edhe në fushatat e kaluara kanë premtuar shumë gjëra. Ne flasim për rritje të subvencioneve që në vitin 2013 kanë qenë 1 mln dhe sot janë 52 mln dhe do të duhet edhe mbështetja e BE për të pasur më shumë’, tha ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button