Kosova

Analisti Shenoll Muharremi kritikon ashpër VV-në për moscertifikimin e Listës Serbe

Analisti politik Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për qëndrimin e saj ndaj certifikimit të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka vlerësuar se veprimi i VV-së është thjesht “propagandë e lodhur” dhe i dëmshëm për Kosovën.

“Na lodhën qita me propagandë të dobët. Allahile a mendojnë që ju beson najkush ma? Po mundohen me thanë ‘kqyri këta me Listën Serbe’… ‘vetëm na patriotë, e këta janë tradhtarë’. Çfarë budallakinash… Po Nacionalizmi si paguan faturat në market, e as të rrymës. Me qenë vetëm pak patriot, se bllokon shtetin tënd me muaj! Këta po e trajtojnë qytetarin si kafshë sa i përket inteligjencës. Qysh nuk qëlluan të zgjuar për të mirë sa janë për injorancën e tyre që po na servojnë si ajo pllaka e prishur që përsëritet e vetëm bën zhurmë po nuk qet asnjë melodi e tingull të hajrit”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka theksuar se praktikat e tilla të nacionalizmit dhe propagandës janë të dëmshme për qytetarët dhe nuk ofrojnë zgjidhje reale për sfidat e përditshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button