
Liria e medias dhe e profesionit të gazetarit në vendin tonë, vijon të jetë sfiduese për këta të fundit, teksa shqetësimi është shprehur edhe nga Amnesty International, nga një raport i publikuar nga kjo organizatë jo qeveritare.
Alba Kepi ka siguruar raportin prej 600 faqesh të Amnesty International, që ka si mision, mbrojtjen e të drejtave njerëzore, drejtësinë dhe të vërtetën, përmes një analizë nga të dhënat e 150 vende, mes të cilave dhe Shqipëria. Në një intervistë, dhënë gazetares së Syri Tv, Alba Kepi, Riccardo Noury, zëdhënësi i Amnesty International Itali, thotë se shkelja e lirisë së medias e kërcënimi i gazetarëve, ndikon shumë në demokracinë e një shoqërie.
Noury e vë theksin edhe te dhuna në rritje ndaj grave në Shqipëri përgjatë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Intervista Riccardo Noury, zëdhënësi i Amnesty International Itali.
“Shkelja e lirisë së medias e kërcënimi i gazetarëve influencon shumë në demokracinë e një shoqërie”
Në raportin tonë mbi Shqipërinë denoncojmë konfliktin e interesit, që kushtëzojnë lirinë e plotë të medias e limitojnë punën e gazetarëve. Shumë prej tyre kërcënohen, si nga politika ashtu dhe nga krimi i organizuar.
Sa influencon në demokracinë e një vendi ky fenomen?
Shumë. Liria e medias nuk do të thotë të shkruash cfarë të duash. Do të thotë të jesh i lirë të shkruash pa pasur riskun për raprezalje e pasoja për shkak të profesionit. Nëse për shkak të punës së gazetarit sidomos asaj të kronikës investigative që zbardh korrupsionin, aktivitete ilegal e krimin e organziuar kërcënohesh e ke pasoja, atëherë ka dy probleme madhore, vihet në rrezik jeta e gazetarit për shkak të punës e publiku nuk informohet drejt me lajme që kanë një interes të madh për vendin.
Shohim me preokupim tendencën e rritjes së dhunës ndaj grave në Shqipëri me 30% më shumë se një vit më parë. Pra një e treta më shumë se 2023. e me 686 raste të sinjalizuar në gjashtëmujorin e parë të 2024.
Po ashtu në cështjen e emigracionit. Dhe pse përgjegjësia i takon pothuajse e gjitha Italisë, por duhet thënë dhe se mbi ngritjen e kampeve e funksionimin e tyre dhe Gjykata kushtetuese në Shqipëri i dha dritë jeshile këtij pakti.
E po ashtu sinjalizojmë dhe probleme ndaj pesonave të minorancës etnike si romë me vështirësin e tyre për të pasur akses në shërbime publike, struktura shëndetësore e regjistrimin e certifikimine tyre.