Lajme

Ambrozia Meta kritikon intervistat e “butësuara” me Ramën: Gazetarët nuk janë staf i Kryeministrit!

Gazetarja e njohur e politikës në SYRI TV, Ambrozia Meta, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po zhvillohen disa intervista me Kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve parlamentare. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ajo u kujtoi kolegëve të saj se roli i gazetarit nuk është të zbukurojë figurën e një politikani.

“Të dashur kolegë, Ju që po intervistoni Kryeministrin këto ditë dhe po e bëni të ndihet sikur ka shkuar në dasmë, mos harroni se: Nëse intervista juaj e ndihmon politikanin të duket më mirë, nuk jeni më gazetar, por staf i tij!”, shkroi Meta.

Ajo theksoi se intervistat e fundit të Ramës po shërbejnë më shumë si platforma propagandistike sesa si mjete për të informuar publikun në mënyrë të paanshme dhe kritike.

Thirrja e Metës vjen në një moment të nxehtë politik, me vendin që ndodhet vetëm pak ditë larg zgjedhjeve parlamentare. Pavarësisht ftesave të përsëritura nga lideri i opozitës për një debat publik, Rama ka zgjedhur të mos përballet dhe, sipas burimeve, ka penguar edhe përfaqësuesit e së majtës të hyjnë në debate të drejtpërdrejta me kundërshtarët e tyre.

Për Ambrozia Metën, ky është një moment kyç kur media duhet të ruajë integritetin dhe të mos bëhet pjesë e strategjive të fushatës politike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button