Kosova

Ambasadori Britanik Hargreaves takim me Kryetarin e Gjykatës Supreme: Mbështetje e fuqishme për pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim konstruktiv me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi.

Përmes një njoftimi publik, ambasadori britanik bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar gjerësisht për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor në vend.

“Sot pata një takim konstruktiv me kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku diskutuam për rëndësinë e mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit. Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndaj institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe përkushtimin tonë të përbashkët për transparencë, profesionalizëm dhe reforma që përforcojnë besimin e publikut në gjyqësor,” deklaroi ambasadori Hargreaves.

Ky takim vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë në Kosovë po përballen me sfida të shumta, përfshirë nevojën për rritje të transparencës dhe forcim të besimit qytetar në sistemin gjyqësor.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga përkrahësit e vazhdueshëm të reformave në drejtësi në Kosovë, duke kontribuar në trajnime profesionale, asistencë teknike dhe monitorim të pavarësisë institucionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button