Ambasada Gjermane kërkon respektim të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese pas sulmeve të VV-së

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka reaguar për media pas sulmeve të shumta të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë juridike si gur themeli i sundimit të ligjit.
Në reagimin e saj, ambasada i bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe pavarësinë e gjyqësorit, duke u përmbajtur nga çdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale.
“Ne iu bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë pavarësinë juridike dhe të përmbahen nga çfarëdo ndërhyrje, përfshirë sulmet personale,” thuhet në reagimin e ambasadës.
Ambasada gjermane ka theksuar se pavarësia gjyqësore është një element kyç për funksionimin e sundimit të ligjit dhe stabilitetin demokratik në vend.