Kosova

Ambasada e Kosovës në Hagë publikon dokumentar për 15-vjetorin e Opinionit të GJND-së mbi pavarësinë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka publikuar një dokumentar të veçantë në kuadër të 15-vjetorit të Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada thekson rëndësinë e vazhdueshme të këtij vendimi historik, duke e cilësuar atë si një moment me peshë të madhe ligjore, politike dhe diplomatike, që vazhdon të ndikojë në diskursin ndërkombëtar.

“Në këtë përvjetor historik, me krenari paraqesim një video dokumentar që reflekton mbi Opinionin Këshillimor të vitit 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dokumentari sjell rrëfime dhe reflektime nga diplomatë, juristë ndërkombëtarë dhe akademikë, të cilët ndajnë pikëpamjet e tyre për ndikimin që ka pasur ky opinion në të drejtën ndërkombëtare moderne, si dhe në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Ky produksion vjen si përkujtesë e fuqishme për rrugëtimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe rolin kyç që ka luajtur drejtësia ndërkombëtare në konsolidimin e shtetësisë së saj.

https://www.facebook.com/kosovo.in.netherlands?ref=embed_video

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button