Kosova

Albulena Haxhiu pas dështimit të 43-të për konstituimin e Kuvendit: Nëse nuk marr 61 vota, tërhiqem

Pas dështimit të 43-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dalë në një deklaratë për media ku fajësoi opozitën për bllokimin e procesit dhe mbrojti qëndrimin e partisë së saj.

“Kishim edhe një seancë ku sërish opozita refuzoi të marrë pjesë në votim. Ndoshta duhet trajtuar edhe argumentet e opozitës se pse po vepron kësisoj. Ata thonë që e kemi ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron. Kryesuesi i seancës i është përmbajtur përpikërisht rendit të ditës dhe tani kemi mbetur te pika e tretë. Edhe aktgjykimi i fundit i Kushtetueses konfirmon se nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës,” tha Haxhiu.

Ajo theksoi se në seancë konstituive nuk lejohet debat dhe përsëriti deklaratën se nëse nuk arrin të marrë 61 vota në votim të fshehtë, ajo do të tërhiqet nga kandidatura — një qëndrim personal, që sipas saj është respektuar nga Vetëvendosje.

“Së pari, ne kemi një komision që po përpiqemi ta formojmë që 35 herë. E dyta, është e drejta e VV-së të bëjë propozimin për kryetar të Kuvendit. Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit,” theksoi ajo.

Sipas Haxhiut, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ndonjë kufi për numrin e herëve që një kandidat mund të paraqitet për votim, por ajo vetë ka marrë vendim që nëse nuk arrin mbështetjen e nevojshme, të tërhiqet nga gara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button