Sport

Albion Rrahmani në radarët e Lyonit, oferta 6 milionë euro për sulmuesin kosovar

Albion Rrahmani po përjeton një periudhë fantastike në karrierën e tij me Sparta Pragën, ku ka marrë rolin e liderit në repartin ofensiv.

Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist edhe fundjavën e kaluar, duke vazhduar formën e lartë dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura evropiane. Sipas mediumit francez “Foot Mercato”, i përcjellur nga “Gazeta Express”, gjiganti francez Olympique Lyon ka bërë një ofertë konkrete prej 6 milionë eurosh për kartonin e tij, në ditën e fundit të merkatos së verës.

25-vjeçari, i cili i është bashkuar Sparta Pragës nga FC Rapid i Rumanisë për 3.5 milionë euro në vitin 2024, është shndërruar në lojtar kyç për klubin çek. Vetëm këtë sezon, ai ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 8 gola.

Ish-futbollisti i Malishevës dhe Ballkanit duket gati për hapin e madh në karrierën e tij, dhe një transferim në Ligue 1 mund të jetë kapitulli i radhës për përfaqësuesin e Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button