Kosova

Albin Kurti për bllokadën politike: “Le të presim edhe pak ditë për vendimin e Kushtetueses”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një vizite në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka folur për situatën e bllokadës politike në vend. Kurti ka theksuar se duhet të presim edhe disa ditë deri në daljen e njoftimit zyrtar nga Gjykata Kushtetuese, e cila do të japë udhëzimet për hapat e mëtejshëm që duhet ndjekur.

Ai ka theksuar se nuk e di se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses, por ka garantuar se institucionet do të respektojnë aktgjykimin e saj.

“Mendoj që duhet të presim edhe fare pak ditë, do të na njoftojnë se çfarë kanë menduar se do të ndodh pas 30 ditëve. S’e di cila do të jetë zgjidhja, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese,” ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka bërë thirrje për qetësi dhe durim duke shtuar: “Le të presim edhe pak ditë.”

Situata politike mbetet në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të ndikojë në mënyrën se si do të zgjidhet bllokada dhe do të avancohen proceset institucionale në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button