Sport

Albian Hajdari mund të zgjedhë Kosovën, Zvicra ka një plan për të

Mbrojtësi kosovar i rritur në Zvicër, Albian Hajdari, mund të ndjekë rrugën e Leon Avdullahut dhe t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, duke hequr dorë përfundimisht nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.

Për situatën e 20-vjeçarit ka folur selektori i Helvetikëve, Murat Yakin, i cili ka bërë të ditur se Federata zvicerane e Futbollit po punon për të, por nuk e ka ftuar Hajdarin për ndeshjet e shtatorit. Arsyeja lidhet me transferimin e fundit të lojtarit te Hoffenheim.

“Nuk e përfshimë në ndeshjet e shtatorit, për këtë kemi rënë dakord. E kemi një plan për të, por do ta trajtojmë këtë pas ndeshjeve të shtatorit”, tha Yakin, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e Hajdarit do të diskutohet pas periudhës së ndeshjeve të këtij muaji.

Hajdari pritet të jetë një ndër lojtarët që Kosova mund ta përfitojë në të ardhmen, duke shtuar kështu opsionet në mbrojtje për kombëtaren kosovare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button