Albert Mëlyshi reagim pas fitores së PD në Mirditë: “Vullneti i qytetarëve do të reflektohet në investime”

Pas fitores së Partisë Demokratike në njësinë zgjedhore të Mirditës në zgjedhjet e 11 majit, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi. Në një deklaratë publike, Mëlyshi ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët mirditorë, duke vlerësuar qetësinë dhe maturinë e treguar gjatë procesit zgjedhor.
“Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ju qytetarë të Mirditës, për maturinë, qetësinë dhe vlerësimin që treguat në zgjedhjet e 11 majit. Vullneti juaj u shpreh qartë dhe me aq kujdes e përkushtim do jetë edhe përgjegjësia jonë,” – tha Mëlyshi.
Kreu i bashkisë nuk harroi të falënderojë edhe kandidatët e Qarkut Lezhë, veçanërisht ata të Mirditës, për një fushatë të zhvilluar në mënyrë qytetare dhe të qetë. Vlerësime të veçanta ai adresoi për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit, për profesionalizmin dhe seriozitetin në përmbushjen e detyrës.
“Shpresoj që vullneti juaj të reflektohet mirë në investimet që Mirdita ka nevojë,” – përfundoi deklaratën e tij Mëlyshi.
Zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në disa zona të vendit, ku qytetarët votuan për të plotësuar vakancat në këshillat bashkiakë. Fitorja e PD në Mirditë u konsiderua një sinjal i rëndësishëm për dinamikën politike në qarkun e Lezhës.