Kosova

Alban Zogaj pas alarmit për bombë: Besoj që seanca do të vazhdojë pas disa orësh

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, është deklaruar para mediave pas alarmit për bombë që çoi në evakuimin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Për shkak të këtij kërcënimi, seanca e 42-të konstituive nuk u mbajt, ndërsa Zogaj tha se pret që pas kontrollit të ndërtesës nga institucionet e sigurisë, puna të vazhdojë normalisht.

“Krejt çka na është thënë dhe urdhëruar është që ta lirojmë objektin e Kuvendit, por besoj dhe shpresoj që do të ketë procedura të kërkimit tash, dhe pastaj na fton kryesuesi në seancë, ne po presim, jemi këtu. Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën”, deklaroi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button