Kosova

Alarmi për bombë në Kuvend rezulton i rrejshëm, Kryeprokurori: Hetimet po vazhdojnë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejullah Gashi, ka konfirmuar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka qenë i rrejshëm. Ai theksoi se nga hetimet paraprake nuk ka ndonjë element që vlen të theksohet nga vendi i ngjarjes.

“Kërcënimi ishte i rrejshëm dhe deri më tani s’ka asgjë që vlen të ceket nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi për mediat.

Sipas tij, hetimet do të vazhdojnë në lidhje me telefonatën kërcënuese, e cila u bë nga një person anonim. “Thirrja është bërë nga një zë mashkulli që ka folur në gjuhën angleze, me një akcent të shteteve jo mike”, ka thënë kryeprokurori, pa dhënë më shumë detaje se cilat janë këto shtete të cilave iu referohet.

Ai shtoi se institucionet përkatëse janë duke analizuar të gjitha të dhënat e mundshme për të identifikuar personin përgjegjës dhe përcaktuar motivin e kësaj thirrjeje.

“Hetimet do të vazhdojnë për thirrjen telefonike të bërë nga një person anonim. Këto janë informatat që i kemi, do të informoheni më tej për zhvillimet e reja”, ka përfunduar Gashi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button