Kosova

Aktakuzë ndaj ndihmësdrejtorit serb për nxitje të përçarjes dhe urrejtjes në Rahovec

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor i “Zyrës për Kosovë” në Serbi, për “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. Ai akuzohet se më 18 korrik 2025 në Rahovec ka mbajtur fjalim me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse ndaj komuniteteve etnike në Kosovë.

Në aktakuzë thuhet se Popoviqi ka përdorur gjuhë që nxit urrejtje dhe mosdurim, duke theksuar se serbët janë vendas në rajonin e Rahovecit dhe se duhet të qëndrojnë krenarë për trimërinë e tyre, duke bërë thirrje që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe. Këto veprime sipas Prokurorisë kanë dëmtuar bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve dhe kanë thelluar mosbesimin ndërmjet komuniteteve.

Igor Popoviqi ka pranuar fajësinë dhe Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë. Gjykata Themelore në Prishtinë do të marrë vendimin në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button