Kosova

Aktakuzë ndaj KEDS dhe tre punëtorëve pas një rasti në vendin e punës

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër kompanisë Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) SH.A dhe tre punëtorëve të saj, pas vdekjes së një punëtori të kësaj kompanie si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur ndaj personit juridik KEDS dhe të pandehurve A.Z, G.N. dhe A.N., për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 4 shkurt 2023, në fshatin Levoshë të komunës së Pejës, kur punëtori i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik, tashmë i ndjeri V.P., humbi jetën gjatë punës në “Daljen 10 KV-Maja e Zezë”. Sipas aktakuzës, punonjësit përgjegjës nuk kishin respektuar masat ligjore të sigurisë dhe kishin lejuar lëshimin e rrymës në linjë pa u siguruar që viktima nuk ishte në kontakt me rrjetin elektrik.

Prokuroria pretendon se KEDS, si person juridik, dhe të pandehurit individualë kanë vepruar nga pakujdesia duke mos zbatuar masat parandaluese dhe procedurat e sigurisë, gjë që çoi në vdekjen e punëtorit.

Me ngritjen e aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button