Kosova

Aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të urrejtjes dhe propagandë ekstremiste

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B., nën dyshimin për veprën penale “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, M.M. akuzohet se ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në rrjetin social Facebook foto dhe video të personave të radikalizuar, si dhe thirrje për ekstremizëm fetar, duke përdorur metoda propagandistike të ngjashme me ato të ISIS-it.

Ndërkohë, A.B. akuzohet se, nga viti 2019 deri më 22 maj 2025, përmes profilit të tij në Facebook me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale nxitëse me thirrje për respektimin e ligjeve të “Sheriatit”, kundërshtimin e sistemit demokratik dhe të simboleve shtetërore të Kosovës, si dhe për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Prokuroria Speciale thekson se mbetet e përkushtuar për ndjekjen dhe hetimin e veprave të tilla penale, të cilat, sipas saj, cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën ndërmjet grupeve etnike e fetare në Kosovë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button