Kosova
Kryesore

Të shtunën nis shkyçja nga rrjeti për bizneset pa kontratë me furnizues të licencuar

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se nga e shtuna, 16 gusht 2025, do të nisë shkyçja nga rrjeti për të gjitha bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

KEDS thekson se ky veprim është i detyrueshëm sipas paragrafit 7 të nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe nenit 8 të Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit, si pjesë e reformave për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Mosveprimi i menjëhershëm do të rezultojë me shkyçje nga rrjeti. Nëse ende nuk keni kontratë me një furnizues të licencuar, duhet ta bëni këtë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit”, thuhet në njoftim.

KEDS sqaron se nuk ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike, por vetëm shpërndan energjinë dhe është e detyruar të zbatojë vendimet e ZRRE-së.

Bizneset ftohen që sa më shpejt të kontaktojnë një furnizues të licencuar për të siguruar vazhdimësinë e energjisë elektrike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button