Kosova

Aksion kundër kontrabandës në Leposaviq: Sekuestrohen mallra pa dokumentacion

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion të përbashkët në rajonin e Leposaviqit, pas një informate operative për automjete të dyshuara që transportonin mallra të kontrabanduara.

Në rastin e parë, gjatë patrullimit u gjet një automjet i braktisur në një rrugë anësore, i cili ishte i hapur dhe pa shofer. Brenda tij u zbuluan thasë plastikë dhe një sasi e konsiderueshme çokollatash të markave Snickers dhe Kinder, të mbuluara me letër kartoni. Automjeti, i mbushur pothuajse plot me mall, u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës.

Në rastin e dytë, njësitë ndaluan një automjet tjetër që transportonte pako me produkte ushqimore, pije joalkoolike dhe artikuj higjienikë. Shoferi nuk posedonte dokumentacion ligjor për mallrat, prandaj edhe ky automjet u dërgua në Terminalin Doganor të Mitrovicës për inventarizim.

Dogana e Kosovës bëri të ditur se aksionet e përbashkëta me Policinë e Kosovës do të vazhdojnë, me synim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme të vendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button