Lajme

Aksident tragjik në aksin Shkodër–Velipojë, humb jetën një 76-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Velipojë. Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur një automjet i drejtuar nga shtetasja Zana Kola ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësor.

Për pasojë, 76-vjeçari Gjovalin Nikolli ka ndërruar jetë në vendngjarje si rezultat i plagëve të rënda të marra nga përplasja.

Policia bën me dije se me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në zonë, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar në qarkullimin rrugor, veçanërisht në rrugët interurbane.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button