Lajme
Aksident tragjik në aksin Korçë–Pogradec, humb jetën një këmbësore rreth 50 vjeçe

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, kur një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën në vend.
Sipas burimeve paraprake, viktima ende e paidentifikuar dyshohet të jetë një grua rreth 50 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik. Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin e viktimës dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit, nëse ai është larguar nga vendi i ngjarjes.