Aksident pranë shkollës “Sotir Gurra” në Korçë, goditet një nxënës 12-vjeç

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka goditur një nxënës 12-vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën në afërsi të shkollës.
Fatmirësisht, fëmija nuk ka pësuar dëmtime fizike të rënda. Ai është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët raportojnë se nxënësi ka kaluar një tronditje psikologjike, por nuk paraqet rrezik për jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në zonat pranë institucioneve arsimore, për të garantuar sigurinë e fëmijëve.