Lajme
Aksident në Unazën Lindore të Shkodrës, plagoset një 24-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Unazën Lindore të Shkodrës, ku dy motomjete janë përplasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe si pasojë është plagosur një i ri 24-vjeçar.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi E. H., 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me një tjetër motomjet, që drejtohej nga shtetasi M. A., 70 vjeç.
I riu është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, me drejtuesin e motomjetit tjetër po kryhen veprimet procedurale.
Policia bën me dije se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.