Lajme

Aksident në Përmet, përplaset një këmbësore 60-vjeçare

Një aksident rrugor është regjistruar sot rreth orës 13:45 në kryqëzimin e qytetit të Përmetit, ku një automjet tip “BMW”, i drejtuar nga shtetasi J. K., 39 vjeç, ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasja V. L., 60 vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në Spitalin e Përmetit për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, gjendja e saj shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button