Kosova

Aksident në Pejë, një person humb jetën

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në Pejë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi kur drejtuesi i veturës, duke qarkulluar nga Vitomirica në drejtim të Pejës, nuk i përshtati shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, duke humbur kontrollin mbi automjetin dhe goditur një shtyllë elektrike të ndriçimit rrugor.

Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, ku stafi mjekësor konstatoi vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button