Lajme

Aksident në Korçë, një person i plagosur pas rënies së zetorit në lumë

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Voskop, ku një mjet bujqësor ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë. Shtetasi S. D., 48 vjeç, i cili po drejtonte zetorin, dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar aksidentin.

Nga rënia e zetorit në lumë, drejtuesi ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë për mjekim në spital. Sipas informacionit të fundit, ai ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button