Lajme
Aksident në gurore në bashkinë Dimal, një punonjës i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një nga firmat e gurëve (guroret) që operojnë në Bashkinë Dimal. Sipas informacioneve të marra, 71-vjeçari Petraq Prifti, banues në Dimal, ka qenë duke punuar kur një nga makineritë e gurores i ka kapur krahun, duke e aksidentuar atë rëndë.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të tij.
Për më shumë detaje, hetimet janë ende në zhvillim.