Lajme

Aksident i rëndë në Lepenicë të Vlorës, makinë përfundon në lumë – plagosen një grua dhe dy fëmijët e saj

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Lepenicë të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Renault” drejtohej nga një grua rreth 35 vjeçe, e identifikuar me inicialet A. A. Në momentin e aksidentit, ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga vetë drejtuesja.

Të tre personat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button