Kosova
Kryesore

Aksident i rëndë në Komoran, humb jetën një grua – tetë të tjerë të lënduar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran, Gllogoc, ku një grua ka humbur jetën dhe tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:15, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Në ngjarje janë përfshirë gjashtë automjete.

Pavarësisht intervenimit të shpejtë të ekipeve mjekësore, gruaja e plagosur rëndë nuk u mbijetoi plagëve dhe trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Tetë personat e tjerë të lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar, që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është arrestuar pas marrjes së ndihmës mjekësore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button