Lajme
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, autobusi i ekipit të Skënderbeut përfshihet në ngjarje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ku janë përfshirë autobusi i ekipit të Skënderbeut në volejboll për femra dhe dy automjete të tjera. Sipas burimeve, autobusi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar buzë kanalit anës rrugës, duke shkaktuar panik dhe lëndime te disa nga lojtaret e ekipit.

Raportohet se disa prej vajzave kanë pësuar lëndime, ndërsa njëra prej tyre ka marrë dëmtime në hundë. Përveç dëmtimeve fizike, shumë prej lojtareve janë traumatizuar nga ngjarja. Mjekët kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit dhe kanë dhënë ndihmën e parë për të plagosurit, duke i transportuar më pas drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i vështirësuar për disa minuta, duke shkaktuar ndalese të përkohshme të trafikut.

Rreth gjendjes shëndetësore të vajzave të ekipit dhe zhvillimit të hetimeve, do të jepen më shumë informacion në ditët në vijim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button